Bebe Rexha marton vëllain, këngëtarja vallëzon nën ritmet e muzikës popullore shqiptare

by Nexhat

Bebe Rexha ka festuar martesën e vëllait të saj, duke i dhënë edhe më shumë gjallëri atmosferës së dasmës me një valle nën ritmet e muzikës popullore shqiptare.

Këngëtarja shqiptare është shfaqur duke kërcyer së bashku me disa vajza të tjera, teksa festonte krah të ftuarve dhe shijonte atmosferën festive të krijuar gjatë mbrëmjes.

banner

Bebe duket se është përfshirë plotësisht në festë, duke iu bashkuar valles dhe duke kërcyer nën tingujt e muzikës tradicionale shqiptare.

Për këtë ditë të veçantë, Bebe kishte zgjedhur një fustan të kaltër të hapur, i cili i jepte një pamje elegante dhe festive.

Flokët e shkurtër i kishte lënë të lirë dhe të drejtë, duke e kompletuar paraqitjen me një stil të thjeshtë.

Në momentet e publikuara nga dasma, këngëtarja shihet duke kërcyer me vajzat e tjera dhe duke shijuar atmosferën tradicionale. /Ora.info

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy