GLPS-ja e quan shkelje të të drejtave kushtëzimin që pensionistët të dëshmojnë se janë gjallë

by informim

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) e ka quajtur shkelje të të drejtave themelore të njeriut kushtëzimin që iu bëhet pensionistëve për të dëshmuar që janë gjallë çdo gjashtë muaj, në mënyrë që t’i marrin pensionet.

Në një letër publike drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale, GLPS-ja tha se shkelja e të drejtave të njeriut në këtë ligj është argumentuar edhe nga Institucioni i Avokatit të Popullit.

banner

Sipas kësaj organizate joqeveritare, Avokati i Popullit ka argumentuar se praktika e lajmërimit fizikisht të pensionistëve është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

“Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) reagon në lidhje me shkeljen e vazhdueshme që i bëhet pensionistëve, përkitazi me detyrimin për t’u lajmëruar fizikisht se janë gjallë në mënyrë që të marrin pensionin e tyre. Në këtë kontekst, Ligji nr. 04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, më specifikisht paragrafet 2, 3 dhe 4 të Nenit 24, dhe Udhëzimi Administrativ Nr.05/2015 përmbajnë shkelje së të drejtave themelore të njeriut, meqenëse kushtëzojnë ekzekutimin e pensionit me paraqitje fizike, për të dëshmuar që qytetari në fjalë është gjallë. Shkelja e të drejtave të njeriut përmes këtij obligimi, është argumentuar në formë të raportit nga Institucioni i Avokatit të Popullit në rastin nr. 382/2016, ku ky institucion ka argumentuar se pse kjo praktikë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, dhe instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet në letrën e GLPS-së për deputetët e Kuvendit.

Kjo ojq ka reaguar edhe ndaj Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, duke thënë se nuk ka kaluar nëpër procedurën e konsultimit publik, me ç’rast është i kundërligjshëm dhe i dëmshëm.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy