Real Madrid, Manchester City dhe Borussia Dortmund e nisën me fitore fazën e ligës në Champions league, ndërsa Real Betis ks regjistrusr një triumf spektakolar 3-2 ndaj Lille në rikthimin e tij në elitën e futbollit evropian.
Real Madrid ka marrë tri pikët në ndeshjen e parë të fazës së ligës, duke e mposhtur Inter 2-1 në një sfidë me shumë raste.
Një tjetër ndeshje dramatike është zhvilluar në Dortmund, ku vendasit e kanë mposhtur Villarreal 3-2 falë një paraqitjeje të jashtëzakonshme të Serhou Guirassy.
Dortmund ka kaluar në epërsi në minutën e pesëdhjetë e tretë pas një aksioni me shumë fat, ndërsa topi ka përfunduar në rrjetë pas një devijimi.
Villarreal e ka barazuar përmes Santiago Mourinos, por fundi i ndeshjes i ka takuar plotësisht Guirassy.
Sulmuesi ka shënuar për 2-1 në minutën e tetëdhjetë dhe vetëm pak minuta më vonë ka realizuar edhe nga penalltia për 3-1.
Villarreal ka arritur ta shkurtojë diferencën në fund, por Dortmund e ka e ruajtur epërsinë dhe e ka regjistruar fitoren e katërt radhazi në të gjitha garat.
Gjithashtu edhe Manchester City e ka nisur me fitore aventurën evropiane. Skuadra angleze ka fituar 2-0 në Portugali ndaj Porto, ndërsa heroi i takimit ka qenë Erling Haaland.
Sulmuesi norvegjez ka shënuar të dy golat e ndeshjes, duke gjetur rrjetën fillimisht në minutën e dyzet e shtatë dhe më pas në kohën shtesë.
Në Francë, Real Betis ka realizuar një përmbysje të madhe ndaj Lille, duke fituar 3-2 në rikthimin e tij në Champions League pas njëmbëdhjetë vitesh.
Lille ka kaluar në epërsi në minutën e dymbëdhjetë me Ayase Uedan, por Betis ka reaguar dhe e ka barazuar përmes Marc Bartras.
Skuadra franceze e ka rikthyer avantazhin me Alexsandro Ribeiro, por Betis nuk është dorëzuar.
Bartra ka shënuar edhe golin e dytë personal për 2-2, ndërsa Troy Parrott e ka kompletuar përmbysjen në minutën e pesëdhjetë e tretë, duke shënuar për 3-2.
Situata është vështirësuar edhe më shumë për Lille kur Ethan Mbappe është përjashtuar me karton të kuq pas ndërhyrjes së rishikuar nga VAR.
Betis e ka menaxhuar epërsinë deri në fund dhe e ka regjistruar një fitore të madhe në ndeshjen e parë të tij në Champions pas më shumë se një dekade

