Paralajmërohet themelimi i muzeut ku do të prezantohen krimet e ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve

by informim

Është paralajmëruar themelimi i muzeut ku do të prezantohen krimet e Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve.

Këtë  e ka kumtuar vetë ministri i Kulturës, duke thënë se në takimin e radhës të grupit punues do të diskutohet për konceptin fillestar.

”Me hapa të sigurtë po punojmë në hartimin e konceptit për themelimin e Muzeut për dokumentim dhe prezantim të krimeve të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë”.

“Në takimin e radhës të grupit punues diskutuam për konceptin fillestar, hapat konkretë dhe punën që është duke u bërë në vazhdimësi e po ashtu ndarjen e përgjegjësive”.

“Kosova do të ketë një institucion muzeal të dinjitetshëm ku do të dokumentohet historia jonë, prezantohet për qytetarët, për vizitorët dhe përcjellet për brezat e rinj, dhe për këtë do të marrim shembujt më të mirë që janë aktualisht në botë”, ka thënë Çeku.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy