Ministria e Financave ka njoftuar pasi Kuvendi i Kosovës dha dritën jeshile për Ligjin për Pronën e Paluajtshme, do të falen nga 100 euro për vitin 2023.
”Kuvendi ka miratuar sot në lexim të dytë plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Pronën e Paluajtshme dhe Projektligjin për Skemat Pensionale”, thuhet në njoftim.
Ministria e Financave ka treguar se çfarë do të përmbajë ligji:
Mundësinë për të përfituar nga zbritja e faturave të vitit 2023 deri në 100 euro;
Lirime tatimore për banimin primar dhe tokën bujqësore;
Kufizim të përllogaritjes së interesit që të mos tejkalojë vlerën e detyrimit tatimor;
Zbritje të shkallës së poshtme tatimore për vitin 2024; dhe
Fillimin e aplikimit të tatimit progresiv nga viti 2025.
Ligji i ri për Skemat Pensionale parasheh që pensionistëve t’u llogaritet periudha nga koha kur janë larguar nga puna e deri më 1 janar 1999, drejt plotësimi të kushtit prej 15 vitesh .
Miratimi i këtij projektligji i hap rrugë reformës pensionale në vend, duke krijuar një sistem pensional solidar e të barabartë , i cili garanton pensione stabile e kujdeset për pensionistët.