Ambasadori turk: Presioni që po i bëhet Kosovës është i padrejtë

by informim

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, ka folur mbi zhvillimet në veri të vendit dhe procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se është e padrejtë që vetëm njëra palë po fajësohet për situatën e tensionuar në veri të vendit, derisa shtoi se Kosova megjithatë mund të bëjë më shumë për të arritur progres në fushën e dialogut.

banner

“Mendoj se fajësimi i njërës palë është i padrejtë në çfarëdo procesi negociator, pra siç thonë në anglisht duhen dy persona për të kërcyer tango, dialogu kërkon kontributin dhe interesin e vërtetë të të dyja palëve, pra mendoj se ka presion të padrejtë ndaj Kosovës, por mendoj se Kosova duhet gjithashtu të ndërmarrë disa hapa për të kontribuar për progres në këtë dialog dhe në marrëveshjen e arritur me 27 shkurt në Bruksel, që sipas mendimit tonë është kornizë e mirë dhe të gjitha pikat e asaj marrëveshje duhet të implementohen, duke përfshirë pikën 7”, tha Angili në Rubikon të Klan Kosovës.

Angili tha se gatishmëria e Qeverisë së Kosovës për t’i riorganizuar zgjedhjet në veri është i hap i duhur, ndërsa shtoi se organizimi i zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e serbeve nuk është ide e mirë.

“Mendoj se ishte një hap pozitiv nga Qeveria e Kosovës, nga kryeministri Kurti që hapur të deklaroj se është gati që t’i riorganizoj zgjedhjet, natyrisht në linjë me sistemin ligjor dhe Kushtetutën e Kosovës.  Lista Serbe dhe serbët në veri duhet të marrin pjesë në këto zgjedhje, BE-ja, SHBA-të dhe akterët tjerë relevant duhet ta përgatisin terrenin për këtë gjë dhe nëse ndihma e Turqisë është e nevojshme ne jemi gati ta ofrojmë atë”, tha Angili.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy