Miftaraj: Kjo qeveri s’ka pasur vullnet politik për Ligjin e skemave pensionale, e detyroi Kushtetuesja

by informim

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) Ehat Miftaraj ka thënë se Qeveria nuk ka pasur vullnet për të Çuar para Ligjin për skemat Pensionale por që sipas tij e ka detyruar vendimi i Kushtetueses.

“Qeveria mos të provoj me mashtru opinionin publik. Është marre me rrejte dhe me mashtru kaq hapur. Mos na ofendoni inteligjencën. Nalnu!”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.

banner

Ai thotë se miratimi i Ligjit për skemat pensionale ka qenë obligim kushtetues dhe ligjor i dalë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Kjo qeveri s’ka pas vullnet politik me miratuar ligjin për skemat pensionale. E ka detyruar Gjykata Kushtetuese me aktgjykim. E kanë pas obligim kushtetues dhe ligjor me zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas miratimit të Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, ka thënë se padrejtësia ndaj pensionistëve që u larguan dhunshëm nga puna në vitet e ‘90-ta, mori fund sot.

“Mbetemi të përkushtuar për krijimin e një sistemi pensional të barabartë për të gjithë dhe ngritje të mirëqenies sociale. Hapi tjetër do të jetë reforma e plotë pensionale së bashku me reformën sociale, për të cilat kemi filluar punën. Shumë shpejt do t’i dërgojmë në Kuvend këto projektligje për të bërë ndryshimet e nevojshme ligjore”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të enjten vonë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, i cili do t’ua njohë mijëra qytetarëve të drejtën e pensionit kontribut-pagues.

Ky projektligj u miratua në lexim të dytë me 62 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, në seancën e 27 korrikut.

Për të hyrë në fuqi, projektligji pas miratimit në Kuvend duhet të nënshkruhet nga presidentja e vendit.

https://www.facebook.com/ehat.miftaraj/posts/10159794455823601?ref=embed_post

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy