Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka deklaruar se mund të arrihet një marrëveshje mes ukraines dhe rusise per t’i dhënë fund luftës.
Trump i bëri komentet gjatë takimit dypalësh me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
“Mendoj se do të arrijmë një marrëveshje. Ne folëm shumë për këtë, përfshirë edhe me Presidentin Putin, dhe mendoj se diçka do të ndodhë. Mendoj se të dy duan ta shohin luftën të mbaruar. Për të qenë i sinqertë me ju, është koha. Ka shumë njerëz që po vriten dhe ata nuk e duan këtë, por mendoj se të dy duan ta shohin fundin e saj.”
Nga ana e tij, Zelenskyy tha se shpreson që Presidenti donald Trump ta ndihmojë në përfundimin e luftës sa më shpejt.
Në takim u diskutua edhe për nevojën e Ukrainës për sisteme të mbrojtjes ajrore, përfshirë raketat Patriot.
I pyetur për mundësinë e prodhimit të raketave Patriot në Ukrainë, Trump tha se çështja është pjesë e diskutimeve mes dy vendeve.
Ukraina ka kërkuar vazhdimisht nga Shtetet e Bashkuara më shumë raketa interceptuese Patriot, për t’u mbrojtur nga sulmet ajrore dhe raketat balistike ruse.

