FERIZAJ/ Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për dy persona të dyshuar për dhunim

by Nexhat

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy personave të dyshuar për veprën penale “Dhunimi”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të dyshuarit B.G. dhe E.L. dyshohen se më 21 shtator 2026, në fshatin Begracë të Komunës së Kaçanikut, në një zonë malore, kanë kryer veprime të keqpërdorimit seksual ndaj dy të miturave.

banner

Prokuroria thotë se ndaj të dyshuarve ekziston dyshimi i bazuar për kryerjen e veprës penale “Dhunimi”, sipas dispozitave përkatëse të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të dyshuarit, që nga 22 shtatori, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndodhen nën masën e ndalimit. Për caktimin e paraburgimit do të vendosë Gjykata Themelore në Ferizaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy