Djali i Jakup Krasniqit letër në emër të familjes së tij, të Thaçit e Veselit- nuk shkojnë te Haxhiu pa vendosur Kuvendi për Specialen

by Nexhat

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka njoftuar se nuk do të ketë takim me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, derisa të ketë një vendim të Kuvendit të Kosovës, si përgjigje ndaj aktgjykimit dënues të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në letren e Krasniqit thuhet; “ne, familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, bëjmë thirrje për përgjegjësi institucionale dhe unitet qytetar në këto momente”.

banner

“E vlerësojmë ftesën e Albulena Haxhiut, por, për t’iu shmangur çdo keqkuptimi të mundshëm lidhur me ndikimin dhe ndërhyrjet familjare në vendimmarrjen e institucioneve të Republikës së Kosovës, presim që të takohemi pas vendimit të Kuvendit”, thuhet në përgjigjen e tyre, pasi Haxhiu i ftoi në takim familjarët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Letra e plotë:

Letër e familjeve Thaçi, Veseli dhe Krasniqi

Ne, familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, bëjmë thirrje për përgjegjësi institucionale dhe unitet qytetar në këto momente.

Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për popullin e Kosovës për mbështetjen, solidaritetin dhe qëndrimin e tij të vazhdueshëm ndaj procesit gjyqësor në Hagë.

Presim sjellje të përgjegjshme shtetërore nga të zgjedhurit e popullit, në mbrojtje të Kushtetutës dhe ligjit, në raport me Dhomat e Specializuara.

E vlerësojmë ftesën e Albulena Haxhiut, por, për t’iu shmangur çdo keqkuptimi të mundshëm lidhur me ndikimin dhe ndërhyrjet familjare në vendimmarrjen e institucioneve të Republikës së Kosovës, presim që të takohemi pas vendimit të Kuvendit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy