Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shqipërisë, Vlora Hyseni mbërriti në Gjykatën e Posaçme, ku do t’i kominukohet masa e sigurisë.
Duke hyrë në SPAK, Hyseni, e pyetur nëse ka shpërndarë materiale të ndjeshme shtetërore te biznesmeni i arrestuar, Ergys Agasi, iu përgjigj gazetares së News24, Klodiana Lala kështu: “Klodi, si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit Rogner?”
Gazetarja Lala, në një paraqitje në News 24 tha se Hyseni përdori shantazh dhe gjuhë vulgare ndaj saj dhe se do të duhet të përgjigjet për akuzat kur të dalë nga Prokuroria.
“Se cilave takime iu referohet zonja Hyseni mbetet për ta sqaruar kur të dalë”, tha ajo.
Lala tha se që tha Hyseni “ishte një akuzë e fortë e lëshuar dhe një shantazh i fortë në adresë të gaztearëve”.
Ndaj Hysenit dy ditë më parë u vendos masa “arrest shtëpie”, në kuadër të hetimeve lidhur me dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), teksa iu gjetën mesazhe kompromnetuese me biznesmenin Ergys Agasi, i arrestuar një muaj më parë.
Ish-zyrtarja e lartë e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) po hetohet për “zbulim të akteve ose të dhënave sekrete” dhe “përkrahja e autorit të krimit”.

