Gërvalla nuk përgjigjet për heshtjen pas vendimit të Speciales: Për të gjitha temat e tjera do të kemi mjaftueshëm kohë

by Nexhat

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, nuk ka pranuar të komentojë lidhur me heshtjen e saj pas vendimit të Dhomat e Specializuara të Kosovës për ish-krerët e UÇK-së,

Pas përfundimit të akademisë përkujtimore në nderim të heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, Gërvalla u pyet nga gazetarët lidhur me këtë çështje, por nuk pranoi të përgjigjej.

banner

Ajo tha se aktiviteti ishte i dedikuar përkujtimit të Afrim Bunjakut dhe se temat e tjera do të diskutohen në një moment tjetër.

“Sonte jemi takuar për të takuar me dhimbje dhe krenari heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku. Për të gjitha temat e tjera do të kemi mjaftueshëm kohë që t’i diskutojmë”, tha ajo.

Gërvalla më pas nuk dha përgjigje lidhur me arsyet e heshtjes së saj pas vendimit të Speciales për ish-krerët e UÇK-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy