Mancini para debutimit në Ligën e Kombeve: Djemtë janë gati

by Nexhat

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka folur në prag të sfidës hapëse të Ligës së Kombeve ndaj Belgjikës, e cila do të zhvillohet nesër mbrëma në stadiumin “Olimpico”.

Mancini e pranon se rikthimi në këtë stadium është gjithmonë emocionues, ndërsa shpreson që aventura e re me kombëtaren italiane të nisë me rezultat pozitiv.

banner

“Do të jetë emocionuese, si gjithmonë. Kemi përjetuar momente të jashtëzakonshme kënaqësie në këtë stadium dhe shpresojmë që të kemi një nisje të mbarë”, deklaroi Mancini.

Duke folur për humbjen ndaj Bosnjës, tekniku italian theksoi se skuadra duhet ta lërë pas atë rezultat dhe të përqendrohet te sfidat që e presin.

“Duhet të shohim përtej ndeshjes me Bosnjën. Ky është futbolli. Ndonjëherë humbet ndeshje në mënyrë të çuditshme, siç i ndodhi Italisë, por duhet të ecësh përpara. Ekziston mundësia që shumë shpejt të rikthehemi te rezultatet pozitive. Vëmendja jonë është te e ardhmja”, u shpreh ai për “Sky”.

Mancini foli edhe për përgatitjet e skuadrës dhe mundësinë që Ciro Immobile dhe Moise Kean të luajnë së bashku në repartin ofensiv.

“Kemi zhvilluar dy seanca stërvitore gjatë katër-pesë ditëve të fundit. Kam pasur mundësinë të njoh më mirë disa lojtarë që nuk i njihnim aq mirë dhe kjo ishte e rëndësishme. Immobile dhe Kean së bashku? Sigurisht që është një mundësi. Kemi kohë deri nesër për të marrë vendimin. Djemtë janë gati dhe shpresojmë të bëjmë zgjedhjet e duhura”, përfundoi trajneri i Italisë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy