Kosova triumfon ndaj Irlandës, Muriqi vendos ndeshjen në minutat e fundit

by Nexhat

Kosova ka nisur me fitore aventurën në Ligën e Kombeve, duke mposhtur Irlandën me rezultat 1-0 në një ndeshje të dominuar nga Dardanët.

Pjesa e parë ishte shumë e mirë për Kosovën, e cila krijoi tri raste fantastike shënimi. Vedat Muriqi nuk ishte me fat, pasi portieri irlandez bëri një pritje të jashtëzakonshme, ndërsa në një tjetër rast mbrojtësi Egan largoi topin nga vija fatale.

banner

Në pjesën e dytë ritmi ishte më i zbehtë, por Kosova vazhdoi të sulmonte dhe të kërkonte golin e fitores.
Ai erdhi në minutën e 84-t. Muriqi përfitoi nga një top i ardhur nga krahët dhe me kokë, nga afërsia, dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Vetëm dy minuta më vonë, Muriqi asistoi për Ermal Krasniqin, por ky i fundit humbi një mundësi të artë për ta mbyllur ndeshjen

Në fund, Kosova e ruajti epërsinë dhe mori një fitore të merituar ndaj Irlandës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy