Austria e ka mundur Izraelin 3-1 në xhiron e parë të Ligës B të Kombeve.
Me këtë triumf, austriakët zënë vendin e parë në tabelë pas golaverazhit më të mirë, e pas tyre vijnë Dardanët që sonte mposhtën Irlandën në “Fadil Vokrri”.
Austria kaloi në avantazh në minutën e 43-të, kur Romano Schmid realizoi nga pika e bardhë për 1-0.
Izraeli reagoi në pjesën e dytë dhe Sayed Abu Farkhi barazoi shifrat në minutën e 55-të, duke e rikthyer ndeshjen në ekuilibër.
Megjithatë, Austria shpërtheu në fund. Phillipp Mwene shënoi në minutën e 90-të për 2-1, ndërsa Sasa Kalajdzic vulosi fitoren me golin e tretë në minutën 90+3’.

