Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, në deklarimin për media sot u pyet edhe për vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Nju Jork ku shkoi në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së.
Ajo u pyet për kritikat që mori Kurti se takimet që zhvilloi atje ishin të parëndësishme. Por, Nagavci tha se përkundrazi, takimet e Kurtit ishin “të nivelit të lartë”.
“Takimet janë të gjitha publike. Takimet kanë qenë të nivelit të lartë dhe ajo që është më e rëndësishmja është se në këto takime është përsëritur gjithçka që është e rëndësishme të thuhet si shtet, si Republikë e Kosovës, në këtë kohë që po përballemi me vendimin e padrejtë, gjë që është adresuar. Besoj që deklaratat, kështu të njëanshme, pa argumente, nuk i bëjnë nder as atyre më që i bëjnë”, tha ajo.

