Roberto Carlos: Ma lanë xhirollogarinë në zero, kam humbur 99% të të ardhurave nga futbolli

by Nexhat

Roberto Carlos, ish-lojtari i Real Madridit, ishte një nga figurat kryesore në hapjen e ditës së dytë të “Portugal Football Summit” dhe mori pjesë në panelin “Përtej fushës: ndërtimi i një marke dhe trashëgimie në futboll”.

53-vjeçari, ish-reprezentues i Brazilit, kampion bote në vitin 2002 dhe një nga mbrojtësit e majtë më prestigjiozë në historinë e futbollit, zbuloi se gjithmonë ishte përpjekur të përgatitej për të ardhmen e tij, ndërsa ende garonte në nivelin më të lartë.

banner

“Gjithmonë kam menduar për fazën pas karrierës sime. Bëhet fjalë për të ndërtuar një histori si lojtar dhe për ta shfrytëzuar në maksimum imazhin tënd. Kur vendosa të largohem nga futbolli, tashmë e kisha licencën e drejtorit sportiv dhe po punoja me shumë marka”, shpjegoi ambasadori aktual i Real Madridit.

Gazeta “Record” përcjell rrëfimin e Roberto Carlosit se, pavarësisht planifikimit të tij, ai pësoi një goditje të rëndë financiare, deri në atë pikë sa humbi pothuajse të gjithë pasurinë e grumbulluar gjatë dekadave të karrierës së tij.

“Kam pasur probleme me njerëz që ma lanë llogarinë bankare në zero. Për shkak të agjentëve dhe çështjeve familjare, humba 99 për qind të gjithçkaje që kisha fituar në futboll. Kam bërë gabime dhe, për këtë arsye, u kërkoj të rinjve të mos bëjnë të njëjtën gjë. Paul ma riorganizoi jetën. Me ‘Entourage’ arrita ta ristrukturoj jetën time financiare dhe familjare”, zbuloi ai për një çështje që prek shumë futbollistë.

Roberto Carlos, i cili ka luajtur 527 ndeshje për Real Madridin dhe 127 për kombëtaren e Brazilit, sqaroi se “kam pasur një problem serioz me ish-agjentin tim. Kam pasur një problem jashtëzakonisht serioz familjar. Të enjten shkova të flija në mesnatë dhe, të premten, mora një grumbull dokumentesh për ekzistencën e të cilave nuk isha në dijeni. Pikërisht atëherë humba të gjithë historinë time”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy