“Kishte referenca të shkëlqyera nga partnerët”, Rama: Vlora Hyseni ka hyrë në një borxh të madh moral me këtë vend

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj kërkesave të opozitës për të dhënë shpjegime mbi emërimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH.

Rama tha në një mesazh nga aeroporti “Nënë Tereza” se emërimi i Hysenit në drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit ishte bërë edhe në bazë të vlerësimeve dhe referencave që, sipas tij, ajo kishte marrë nga partnerët ndërkombëtarë.

banner

“Hetimi dhe gjykimi i Vlora Hysenit janë detyrë ekskluzive e drejtësisë, ndërsa mbrojtja e SHISH është detyrë e shtetit”, u shpreh Rama, duke shtuar se Këshilli i Sigurisë Kombëtare është institucioni ku duhet të diskutohen raste kur drejtuesit apo anëtarët e institucioneve të sigurisë bëhen subjekt hetimi.

Rama tha se e kishte vlerësuar punën e Hysenit dhe se ajo fillimisht kishte punuar pranë tij si këshilltare për sigurinë. Sipas kryeministrit, më pas ajo u emërua në krye të SHISH, bazuar në referencat që ai i cilësoi si “të shkëlqyera” nga partnerët ndërkombëtarë.

“Vlora Hyseni ka hyrë në një borxh të madh moral me këtë vend”, deklaroi Rama

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy