Valmir Matoshi: Duhet të fitojmë ndaj Izraelit

by Nexhat

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valmir Matoshi, ka kërkuar reagim të menjëhershëm të “Dardanëve” pas humbjes ndaj Austrisë, duke theksuar se skuadra duhet të synojë fitoren në përballjen e radhës me Izraelin.

Izraeli dhe Kosova do të përballen këtë të enjte në Debrecen të Hungarisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

banner

Matoshi u inkuadrua në pjesën e dytë në ndeshjen ndaj Austrisë dhe fitoi penalltinë nga e cila Edon Zhegrova shënoi golin e vetëm të Kosovës.

Duke folur për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Matoshi analizoi paraqitjen ndaj Austrisë dhe bëri thirrje për përqendrim maksimal në sfidën e radhës.

“Për neve nuk ka qenë e lehtë, sepse e kemi pasur një rast të mirë shënimi në fillim, por nuk e dhamë. Loja pastaj ka qenë komplet ndryshe. Kemi humbur topa të lehtë në të dyja pjesët”, u shpreh Matoshi.

Ai theksoi se humbja duhet të lihet pas dhe se Kosova duhet të kërkojë vetëm fitoren ndaj Izraelit.

“Këtë lojë e kemi lënë anash, tash të shohim. Duhet të presim më shumë prej krejtve, duhet me fitu këtë lojë. Jemi ekipi më i fortë dhe ishalla fitojmë”, deklaroi Matoshi.

Ndeshja ndërmjet Izraelit dhe Kosovës fillon në orën 20:45.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy