Firmat që u mblodhën për tre muaj rresht, të hënën arritën në parlament. Mijëra nënshkrime të qytetarëve të Ferizajt, iu sollën të zgjedhurve të popullit që të shqyrtohen për t`ia ndërruar emrin e qytetit në gjuhën serbe, që iu pati vendosur para 1 shekulli.
Deponimi i materialit për të mos iu referuar më si ‘Urosevac’, këtë 28 shtator u bë me shkas.
Iniciatori i peticionit thotë se nuk është obligim që të ruhen ato që mbeten si trashëgimi nga Serbia, dhe shprehet optimist që kërkesa e tyre të merret parasysh.
Nga Kuvendi, ky shpreson që iniciativa e tyre të shërbejë si shembull edhe për vendbanimet e tjera në Kosovë.

