Luka Misetic, avokat i Hashim Thaçit ka shkruar në “X” për ndeshjen Holandë -Serbi, ku nga tifozët serbë është brohoritur emri i Ratko Mlladiq. Misetic ka thënë se holandezët kësaj here qëndruan dhe fituam 2 me 1. Në këtë mënyrë avokati kroat ka aluduar në rastin e Srebrenicës ku forcat serbe të udhëhequra nga krimineli Mlladiq në vitin 1995 kanë masakruar 8 mijë meshkuj boshnjakë, ndërsa ushtarët holandezë në rolin e paqeruajtesve të OKB më të pakët në numër dhe me dobët të armatosur s’kanë mundur t’u ofrojnë mbrojtje.
Misetic, derisa ka ndarë pamje në rrjetin “X”, shkroi:
“Në ndeshjen e djeshme mes Holandës dhe Serbisë në Beograd, tifozët serbë brohoritën emrin e kriminelit të dënuar të luftës dhe autorit të gjenocidit, Ratko Mlladiç – duke pritur që holandezët të dorëzoheshin ashtu siç bënë në Srebrenicë në vitin 1995.
Këtë herë, holandezët qëndruan të palëkundur dhe fituan me rezultatin 2-1″.
At yesterday’s Netherlands vs. Serbia match in Belgrade, Serbian fans chanted the name of convicted war criminal and genocidaire, Ratko Mladić—expecting the Dutch to capitulate like they did in Srebrenica in 1995. This time, the Dutch stood firm and won, 2-1.
— Luka Misetic (@MiseticLaw) September 28, 2026

