Netanyahu thotë se njëri nga pilotët theri tjetrin për ta rrëzuar aeroplanin që u nis nga Dubai drejt Izraelit

by Nexhat

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se njëri nga pilotët e FlyDubai-t theri me thikë pilotin tjetër dhe kishte për qëllim ta rrëzonte avionin.

Fluturimi FZ 1073 i kompanisë FlyDubai, nga Dubai për në Tel Aviv të Izraelit, bëri një ulje emergjente në Arabinë Saudite këtë mëngjes, pasi transmetoi sinjale emergjence.

banner

Sipas mediave izraelite, mes dy pilotëve të avionit kishte shpërthyer një përleshje, shkruan The Guardian, .

Avioni Boeing 737, në të cilin sipas zyrtarëve izraelitë ndodheshin 160 deri në 180 pasagjerë, transmetoi një sinjal të përgjithshëm emergjence rreth dy orë e gjysmë pas nisjes nga Dubai, sipas faqes së gjurmimit të fluturimeve Flightradar24.

Netanyahu shtoi se njëri prej pasagjerëve në fluturim arriti të hynte në kabinën e pilotëve së bashku me një pjesëtar të ekuipazhit dhe, së bashku, “neutralizuan” pilotin sulmues.

Kryeministri izraelit tha: “Pothuajse të gjithë pasagjerët në fluturim ishin izraelitë. Gjatë fluturimit, teksa po i afroheshin Izraelit, njëri nga pilotët e theri me thikë pilotin tjetër dhe duket se po përpiqej ta rrëzonte avionin me të gjithë personat në bord”.

Ai tha se ai është arrestuar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy