Goditje e re për Real Madridin. Mbrojtësi Raul Asencio do t’i nënshtrohet të enjten një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të një frakture nga stresi në tibien e këmbës së djathtë, ka njoftuar zyrtarisht klubi madrilen.
Asencio pritet të mungojë të paktën dy muaj e gjysmë, ndërsa vlerësimet e tjera flasin për rreth tre muaj jashtë fushave.
Kjo do të thotë se mbrojtësi mund të mos rikthehet në ndeshje deri në fillim të vitit 2027.
20-vjeçari ende nuk ka luajtur asnjë minutë zyrtar këtë sezon, pasi më herët kishte vuajtur edhe një dëmtim muskulor.
Tashmë, trajneri Jose Mourinho humb një tjetër alternativë në repartin defensiv

