Limaj: Duhej ta thërrisnim Malcolm Simmonsin për të treguar çfarë kishte për të thënë

by Nexhat

Fatmir Limaj, ish-komandat I UÇK-së dhe kryetari i Nismës, ka kritikuar mënyrën se si është krijuar dhe si kanë funksionuar Dhomat e Specializuara në Hagë, duke thënë se institucionet e Kosovës nuk janë ndalur mjaftueshëm për të shqyrtuar mënyrën e funksionimit të kësaj gjykate.

Në Debat Plus, Limaj ka thënë se rezultati i procesit gjyqësor në Hagë duhet të shihet në kontekstin e mënyrës se si është krijuar gjykata, ligjeve mbi të cilat funksionon dhe përbërjes së trupave gjykuese.

banner

“Kur ju krijoni një situatë të tillë, një gjykatë të tillë si kjo e jona, edhe e definoni me ligj qysh u definua, dhe e orientoni drejt një etnie, dhe s’ka asnjë mbikëqyrje, krejt këto. Edhe kur e shihni përbërjen dhe skeletin e ndërtimit të asaj gjykate, dhe pastaj shihni akuzën dhe vazhdoni ta bëni procesin gjyqësor qysh ka shkuar, krejt këto të çojnë në këtë rezultat që na ka ardhur”, ka deklaruar Limaj.

Ai ka thënë se gjatë këtyre viteve institucionet e Kosovës kanë kaluar nga një proces në tjetrin, pa u ndalur, sipas tij, seriozisht për të analizuar se kujt i është besuar drejtësia dhe historia e Kosovës.

“Fatkeqësisht, ne kalojmë sikur faqet e librit, nga procesi në proces. Dhe nuk jemi ndalur seriozisht me pa çka po ndodh këtu. Kujt ia kemi besuar? Me nda drejtësi? Kujt ia kemi besuar njerëzit dhe historinë tonë?”, është shprehur ai.

“Për gjyqtarin Smith… Ky gjyqtar ka folur në vitin 2012-2013, kurrë nuk është bërë temë dhe është harruar. Ka ardhur njëherë gjyqtar. Kush e ka bërë hetimin, kush është ky gjyqtar, me hulumtu kush dhe kush janë këto trupa gjykuese, cili është integriteti i tyre?”, ka thënë Limaj.

Sipas tij, shefi i gjyqtarëve të Eulex-it, Malcolm Simmons kishte shprehur gatishmërinë për të dëshmuar para institucioneve të Kosovës, por nuk ishte ftuar për të dhënë dëshminë e tij në Kuvend.

“Ka ardhur vullnetarisht ai që e përmendët, ish-gjyqtari dhe kryetari i gjykatës. Për të dëshmuar në parlament. I ka shkruar parlamentit tonë, i ka shkruar qeverisë sonë, se jam i gatshëm me u përgjigj në komision, në parlament, në pyetje parlamentare, për të dhënë disa të vërteta. Nuk ia ka mundësuar as parlamenti, as qeveria. Krejt çka ka bërë, ka dhënë një deklaratë në komision. Dhe atij nuk i është dhënë mundësia të vijë e të flasë”, ka deklaruar ai.

Limaj ka thënë se Simmons duhej të ishte ftuar në Kuvend për të dhënë sqarimet e tij.

“Është dashur ta thërrasim këtë Malcolm Simmonsin e t’i themi: ‘Hajde, thuaje çka ke për të thënë’”, ka theksuar Limaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy