Deliu: 35 pika u diskutuan sot në mbledhjen e Qeverisë, por jo edhe ligji për Specialen

by Nexhat

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar Qeverinë për mostrajtimin e ligjit për Specialen, duke thënë se, pavarësisht urgjencës së deklaruar pas aktgjykimit të fundit, çështja ende nuk është konkretizuar.

Duke folur në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Deliu-Kodra tha se në mbledhjen e sotme të Qeverisë janë diskutuar 35 pika, por në to nuk ka qenë ligji për Specialen.

banner

“Unë dëgjova deklarimet e Albin Kurtit në konferencën e tij në Qeveri sot, janë 35 pika të cilat janë diskutuar sot në Qeveri të Kosovës, nuk figuron ligji”.

“Ndërkohë që Albin Kurti përmendi sot edhe rrezikun që e ka vendimi i datës 16, për shkak të një përpjekjeje të Rusisë dhe Serbisë që ta aktivizojë diplomacinë, e që do t’i bënte dëm Kosovës”, tha ajo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy