Qytetarët u mblodhën sërish sot në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të vijuar marshimin drejt godinës së kryeministrisë, në ditën e 124-t të protestës, ku mbajtën edhe fjalimet e rastit.
Protesta e cila po vijon prej më shumë se katër muajsh, ka si kërkesë kryesore largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të së ashtuquajturës “kastë e vjetër politike”.
Në fjalimet e mbajtura para godinës së Kryeministrisë qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile shprehën kundërshtimin e tyre lidhur me politikat e qeverisë, si dhe kërkuan shfuqizimin e disa nismave ligjore me argumentin se cenojnë interesat e qytetarëve shqiptarë.
Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, duke theksuar se nuk do të tërhiqen deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
E nisur më 31 maj në kundërshtim të investimit në Zvërnec, protesta qytetare përgjatë këtyre muajve ka zgjeruar spektrin e kërkesave duke nisur nga anulimi i ndryshimeve ligjore për zonat e mbrojtura, tek anulimi i “Paketës së Maleve”

