Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto të krijuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqet së bashku me bashkëshorten e tij dhe Presidentin amerikan Donald Trump.
Rama ka shoqëruar foton me një koment me tone ironike, duke iu referuar mosrealizimit të një takimi me Trump.
“Meqë s’e takova dot, siç thanë ata që çfarë nuk thonë, po asgjë s’bëjnë e s’na bëjnë dot, u detyrova ta bëj me IA 🇦🇱😁🇺🇸
Po thuajuni atyre të bëjnë kujdes, se do të dalë që s’është IA dhe dalin prapë si kokrrat e kandarit 🫣”, shkruan Rama
https://www.instagram.com/p/Dd9mGkeRFEz/?utm_source=ig_embed&ig_rid=AVk3nV-UyrU1EG0pQX8NST6


