Zelensky viziton shkollën e goditur nga Rusia: Mbi 100 fëmijë dhe 60 mësues ishin brenda

by Nexhat

Presidenti i Ukrainës, Volidymyr Zelensky ka vizituar shkollën e cila është goditur me raketa nga sulmet e Rusisë, mëngjesin e së enjtes.

Zelensky ka thënë se ka biseduar më drejtorin dhe nxënësit e kësaj shkolle, që kishin arritur të shpëtonin nga shpërthimet.

banner

“Gjëja më e rëndësishme është se të gjithë janë gjallë. Gjatë sulmit, në strehimore ndodheshin më shumë se 100 fëmijë dhe mbi 60 mësues. E falënderoj të gjithë ekipin për veprimet e tyre të vendosura që shpëtuan jetë.”, ka thënë Zelensky

Ai ka thënë se ekipet do të nisin menjëherë riparimin e shpejtë dhe rikthimin e energjisë elektrike në objektin e shkollës.

“Goditja e shkollave dhe kopshteve është një taktikë e qëllimshme ruse, që synon ta kthejë jetën e përditshme në objektiv sulmi. Ne po punojmë vazhdimisht për të forcuar mbrojtjen tonë ajrore dhe për të rritur prodhimin e raketave përgjuese ukrainase kundër dronëve “Shahed” me motor reaktiv, me qëllim mbrojtjen e qyteteve dhe komuniteteve tona nga sulme të tilla.”, ka thënë ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy