Kurti publikon fotografinë me Trump: Kisha nderin ta takoj për herë të parë – SHBA mik special

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti ka publikuar fotografinë nga pritja në Nju Jork me presidentin amerikan, Donald Trump, me të cilin tha se ka nderin të takohet për herë të parë.

Kurti e quajti SHBA’në mikun special të Kosovës.

banner

“Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kisha nderin që të takoj për herë të parë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald J. Trump.

E falënderova për ngritjen e valës së investimeve në mbrojtje në NATO, ku edhe Kosova duhet të anëtarësohet.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Republikës së Kosovës”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy