Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, ka pritur sot nw takim Anton Hofreiter, kryesues i Komisionit të Bundestagut gjerman për Çështjet e Bashkimit Evropian.
Gjatë takimit, ata diskutuan perspektivën e Kosovës në Bashkimin Evropian, mbështetjen që Kosova gëzon në rrugën e saj drejt BE-së.
Ata kanë shprehur gjithashtu shpresën për stabilitet institucional afatgjatë në Kosovë.

