Italia ka bërë hapin e radhës në përgatitjet për Euro 2032, duke i dorëzuar UEFA-s dosjen me stadiumet e propozuara për organizimin e turneut. Italia dhe Turqia janë kandidatet për të pritur kampionatin.
Në propozimin italian janë 14 stadiume të shpërndara në 13 qytete: Bari, Bolonja, Cagliari, Firence, Genova, Lecce, Milano, Napoli, Palermo, Roma, Salerno, Torino dhe Verona.
Roma është e vetmja që paraqet dy opsione, Olimpicon dhe projektin për stadiumin e ri në Pietralata.
Në një fazë të dytë do të përzgjidhen pesë stadiumet italiane që do të presin ndeshjet e Euro 2032, ndërsa pesë stadiume të tjera do të jenë në Turqi.

