Bashkëshortja e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, Tamara, ka publikuar një fotografi me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, nga pritja e organizuar në Nju Jork në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Në postimin e saj në Instagram, Tamara Vuçiç shkruan se për këtë fotografi ia ka vlejtur të priste 10 ditë, ndërsa ndan edhe një detaj nga momenti i fotografimit me presidentin amerikan.
“Disa fotografi ia vlejnë të presësh edhe dhjetë ditë”, shkruan ajo, duke shtuar se poza është një prej atyre që Trump përdor gjatë fotografive.
Sipas saj, ajo që nuk mund të përcillet përmes fotografisë janë batutat e Presidentit amerikan, të cilat, siç shkruan Tamara Vuçiç, sollën buzëqeshjet e personave në foto.
“Pozë e njohur e Presidentit Trump për fotografi, por ajo që fotografia nuk mund të përcjellë janë shakatë e tij që sollën këto buzëqeshje”, shkruan ajo.
Tamara Vuçiç e shoqëron postimin me flamujt e Serbisë dhe SHBA-së dhe sqaron se fotografia është realizuar gjatë pritjes së organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara në margjinat e sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Tamara Vuçiç është takuar gjithashtu me bashkëshorten e presidentit amerikan, Melania Trump. Takimi mes dy grave u zhvillua në hotelin “St. Regis”, gjatë aktiviteteve të lidhura me Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

