Kurti takohet me deputetin e Bundestagut, i kërkon mbështetje për “statusin e merituar” të vendit kandidat

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim sot Anton Hofreiter, Kryetar i Komisionit për Çështjet e Bashkimit Europian në Bundestagun Gjerman.

Kryeministri Kurti e falënderoi Hofreiter për vizitën dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë me Bundestagun gjerman.

banner

“Zhvillimet aktuale në vend, integrimet evropiane, çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimi rajonal, ishin temë e takimit ndërmjet Kryeministrit Kurti dhe Kryetarit Hofreiter”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kurti kërkoi mbështetjen e Gjermanisë për “statusin e merituar” shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, duke shtuar se Kosova ka shënuar “përparim të rëndësishëm në demokraci, sundimin e ligjit, siguri dhe ekonomi”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy