Protesta e 125-të kundër qeverisë, njoftohet protestë kombëtare më 8 tetor para Kuvendit

by Nexhat

Është zhvilluar këtë të premte protesta e 125-të kundër qeverisë. Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku më pas nisën marshimin drejt Kryeministrisë.

Gjatë marshimit, protestuesit kanë brohoritur kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Ndër sloganet e dëgjuara gjatë protestës kanë qenë “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria” dhe “Poshtë Edi Rama”.

banner

Protestuesit u grumbulluan më pas përpara godinës së Kryeministrisë, ku vijuan protestën dhe përcollën mesazhet e tyre kundër qeverisë.

Gjatë tubimit u njoftua gjithashtu zhvillimi i një proteste kombëtare më 8 tetor përpara Kuvendit, në ditën kur pritet të votohet reforma territoriale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy