Carlo Ancelotti është trajneri më i paguar në botë mes përzgjedhësve të kombëtareve, sipas listës së publikuar nga gazeta gjermane “Bild”.
Trajneri italian, i cili drejton përfaqësuesen e Brazilit, fiton rreth dhjetë milionë euro në vit.
Në vendin e dytë është renditur trajneri i Gjermanisë, Jurgen Klopp, me pagë vjetore prej shtatë milionë eurosh.
Podiumi plotësohet nga Mauricio Pochettino, përzgjedhës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili fiton 6.8 milionë euro në vit.
Në vendin e katërt është trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, me gjashtë milionë euro në vit.
Pas tij renditet Luis de la Fuente i Spanjës, me pesë milionë euro në vit, ndërsa Jorge Jesus, trajner i Portugalisë, fiton katër milionë euro.
Në vendin e shtatë është renditur Zinedine Zidane, trajner i Francës, me pagë vjetore prej 3.6 milionë eurosh.
Sipas listës së “Bild”, Ancelotti kryeson me një diferencë prej tre milionë eurosh ndaj Kloppit

