Kombëtarja e Kosovës sonte barazoi me Austrinë, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Dardanët” e lëshuan fitoren nga duart në minutat e fundit të ndeshjes, pasi ishte duke udhëhequr 1-0, kur e mori golin në minutën e 85-të.
Fisnik Asllani shënoi në minutën e 70-të, pas asistimit nga Edon Zhegrova.
Ky i fundit, u shpall edhe lojtari i ndeshjes, pasi u vlerësua me notën më të madhe nga “Sofa Score”.
Zhegrova u vlerësua me notën 8.5, derisa te Kosova notë të mirë pati edhe Dion Gallapeni me 7.3, së bashku me Ron Raçin.
Amir Saipi ishte më i dobëti, me notën 5.9.

Tek Austria, më i miri ishte portieri Alexander Schlager, me 8.0.
Fisnik Asllani, golashënuesi, u vlerësua me notën 7.1.

