Conte thotë se po e shijon kohën jashtë futbollit, mes interesimit nga Tottenhami e Unitedi

by Nexhat

Antonio Conte vazhdimisht lidhet me postet e trajnerit te Manchester Unitedi, Juventusi dhe klube të tjera, por insiston se po “e shijon mundësinë për të pushuar dhe relaksuar”.

Trajneri u largua nga Napoli pas dy sezonesh, gjatë të cilave fitoi Scudetton dhe Superkupën e Italisë, duke e ndier se aventura e tij me klubin kishte arritur në një përfundim të natyrshëm.

banner

Ai ishte në listën e kandidatëve për stolin e Italisë, para se posti t’i besohej Roberto Mancinit, por emri i tij është përmendur gjatë periudhave të vështira për Juventusin dhe Manchester Unitedin.

Conte dërgoi një video-mesazh në “Festivalin dello Sport” në Trento, ku po festohej 30-vjetori i skuadrës së Juventusit që fitoi Championsin në vitin 1996.

“Është e mrekullueshme të festosh 30 vjet nga ai sukses, i cili ishte më i rëndësishmi për atë skuadër të Juves”, tha Conte.

“Nga ai grup, mbi të gjitha kujtoj lidhjet njerëzore, me një trajner të madh si Marcello Lippi në krye. Do të doja të isha aty me ju, por në këtë moment nuk jam në Itali. Ende po i shijoj pushimet e mia, duke qenë se këtë vit kam mundësinë të pushoj dhe të relaksohem”, shtoi ai.

57-vjeçari ka bërë edhe më parë pushime të tilla, së fundmi nga marsi i vitit 2023 deri në verën e vitit 2024, kur dha dorëheqje nga posti i trajnerit të Tottenham Hotspurit.

Ai kishte qëndruar gjithashtu një vit jashtë futbollit pasi u largua nga Chelsea në vitin 2018, për t’u rikthyer në punë në vitin 2019 tek Interi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy