Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas barazimit 1:1 të Kosovës me Austrinë.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka vlerësuar paraqitjen e “Dardanëve”, duke shkruar se Kosova luajti me guxim dhe se ekipi meritoi më shumë se një pikë.
“Një Kosovë që luajti me guxim dhe për pak nuk e mposhti kryesuesen e grupit. Djemtë tanë merituan më shumë se një barazim, por edhe kjo pikë e fituar sonte në “Fadil Vokrri” na mban në garë. Përgëzime gjithë ekipit për luftën dhe karakterin e treguar përballë Austrisë. Forca Kosovë, përpara!”, u shpreh Haxhiu.

