Publikohet projektligji: Çfarë ndryshimesh parashihen për Specialen?

by Nexhat

Projektligjipër ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar është publikuar në faqen e Kuvendit të Kosovës.

Nisma, e cila tashmë është miratuar në lexim të parë, parasheh disa ndryshime thelbësore në funksionimin dhe juridiksionin e Speciales.

banner

Ndër ndryshimet kryesore që parashihen:

  • Ngushtimi i juridiksionit të Speciales, duke e lidhur atë me pretendimet specifike të raportit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të vitit 2011;
  • Ndryshimi i periudhës kohore të juridiksionit, në 1 korrik 1999 – 31 dhjetor 2000;
  • Kufizimi i juridiksionit territorial në veprat e pretenduara të kryera në territorin e Kosovës;
  • Kufizimi i dënimit maksimal me burgim në 15 vjet;
  • Transferimi tek institucionet e Kosovës i rasteve që, sipas juridiksionit të ri, nuk do të ishin më kompetencë e Dhomave të Specializuara;
  • Mundësia e ankesës në Gjykatën Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me juridiksionin;
  • Mundësia që të dënuarit t’i vuajnë dënimet në Kosovë;
  • Mundësia e faljes presidenciale për personat e dënuar me vendim të formës së prerë.

Projektligji parasheh gjithashtu rishqyrtimin e juridiksionit të rasteve pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve.

Kuvendi e miratoi projektligjin në lexim të parë me 91 vota për, pa asnjë votë kundër apo abstenim. LDK-ja nuk mori pjesë në votim.

Ende nuk është e qartë nëse projektligji do të kalojë në lexim të dytë gjatë ditës së sotme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy