Daut Haradinaj: Shans historik për ta votuar shfuqizimin e Gjykatës Speciale, të ndërgjegjësohemi

by Nexhat

Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka deklaruar se votimi për shfuqizimin e Gjykatës Speciale përbën një moment historik dhe jetësor për deputetët e Kuvendit të Kosovës, raporton EO.

Haradinaj ka thënë se, ndonëse çështja tashmë ka kaluar në lexim të parë, deputetët kanë ende mundësinë që të marrin një vendim në emër të qytetarëve që i përfaqësojnë.

banner

“Për mua personalisht mendoj që është akt historik e jetësor për një deputet me votu shfuqizimin e Gjykatës Speciale në këtë rast. E di që ka kaluar në lexim të parë, por shpresoj që deputetët në emër të popullit, në emër të qytetarëve që i përfaqësojnë, gjithë ata protestues jo vetëm në sheshin e Prishtinës, por kudo në botë, e kanë shansin historik me votu sot”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka theksuar se vota e deputetëve është ajo që do të përcaktojë drejtimin e mëtejmë të këtij procesi, duke bërë thirrje për ndërgjegjësim lidhur me përgjegjësinë që bartë vendimmarrja.

“E ndërgjegjësimi, e kemi thënë, vota është ajo e cila përcakton se ku do të shkojë, ku do të marrë drejtim ky proces”, është shprehur Haradinaj.

Sipas tij, Kuvendi i Kosovës është institucioni që ka mundësinë dhe legjitimitetin për të marrë një vendim lidhur me këtë çështje.

“Nuk ka institucion tjetër kredibil as në nivel botëror përpos Parlamentit të Kosovës”, ka thënë ai.

Haradinaj ka paralajmëruar gjithashtu se deputetët do të mbajnë përgjegjësi politike dhe para qytetarëve nëse nuk e mbështesin këtë iniciativë.

“E këta e kanë shansin, në rast se nuk votojnë do të mbajnë përgjegjësi, do të japin përgjegjësi para qytetarëve”, ka deklaruar ish-deputeti i AAK-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy