Dardan Cena i shënoi dy fitore në Kampionatin Botëror në Baku, duke u renditur mes 16 xhudistëve më të mirë në botë në kategorinë -73 kg.
Në luftën e parë, Dardani e mposhti Joshua Green nga Irlanda, ndërsa në luftën e dytë mposhti kampionin olimpik, Lasha Shavdatuashvilli nga Gjeorgjia.
Në xhiron e tretë, fati nuk ishte në anën e tij, por Dardani zhvilloi një paraqitje shumë të mirë dhe nga ky Kampionat Botëror fiton 320 pikë olimpike.

