Real Madridi ka arritur marrëveshje totale me Arda Gülerin për vazhdimin e kontratës.
Lajmi është bërë i ditur nga eksperti i transfereve, Fabrizio Romano, ndërsa tashmë pritet vetëm vendimi i klubit spanjoll për ta zyrtarizuar marrëveshjen.
Kontrata aktuale e mesfushorit turk skadon në vitin 2029, por Real Madridi ka vendosur ta zgjasë bashkëpunimin dhe t’ia ofrojë një rritje të rëndësishme të pagës, si shpërblim për paraqitjet dhe zhvillimin e tij.
Güler, 21-vjeçar, ishte njëri nga lojtarët më pozitivë të sezonit të kaluar në Madrid dhe e ka nisur në të njëjtën mënyrë edhe sezonin e ri nën drejtimin e José Mourinhos.
Në katër ndeshjet e para ai e ka shënuar një gol dhe i ka bërë tri asistime.
Me këtë lëvizje, madrilenët synojnë ta sigurojnë për një kohë të gjatë njërin prej talenteve kryesore të skuadrës.
Mediat spanjolle kanë raportuar më herët se kontrata e re mund të jetë deri në vitin 2031, ndërsa burime të tjera kanë folur edhe për një marrëveshje deri në vitin 2032.

