Hamza: Kurti të mos prodhojë situata të tensionuara, s’dua të besoj se skenat e mbrëmshme do të përsëriten

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës tha se “nuk ka asnjë arsye, as procedurale, as ligjore, dhe nuk duhet të ketë as politike që ligji të mos kalojë në lexim të dytë”.

Duke kërkuar votimin përfundimitar të projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, Bedri Hamza komentoi edhe skenat e mbrëmshme në kryeqytet.

banner

Hamza i bëri ftesë kryeministrit Albin Kurti që “të mos prodhojë situata të tensionuara”.

“Ju bëj ftesë edhe kryeministrit, edhe Qeverisë që të kenë kujdes të shtuar që të mos prodhojnë situata të tensionuara”, tha ai.

Hamza tha se “përdorimi i forcës joproporcionale shkakton zemërim, shkakton skena të panevojshme, shkakton acarim të masës”.

Ai kërkoi që pushteti “ta zbus tensionin” dhe “jo të prodhojnë skena të tilla çfare i kemi parë”.

“Unë s’jam besuar që shoh skena të tilla dhe s’dua të besoj që do të përsëriten”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy