Kurti-gazetarëve: Mos i thirrni Konjufcën e Rushitin, por thirreni Bedri Hamzën

by Nexhat

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kanë mbetur më pak se shtatë orë për votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po e çon vendin drejt zgjedhjeve dhe se po i jep goditje UÇK-së dhe Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj ka bërë thirrje për bashkim të deputetëve dhe miratimin e ligjit, duke thënë se ai nuk është ligj i një partie politike, por i 91 deputetëve.

banner

“Kanë mbetur edhe më pak se 7 orë kohë për ta votuar ligjin. Ky ligj nuk është i një partie politike, por i 91 deputetëve. Është shumë e pahijshme që të lihet në gjysmë ky ligj. Është koha që të bashkohemi e të mos turpërohemi para historisë, kështu do të duhej të ishte, për këtë jemi zgjedhur. Sot ranë maskat, Kurti e ktheu edhe ligjin edhe vendin. Kurti i dha një goditje të rëndë edhe UÇK-së, Kurti po e dërgon vendin në zgjedhje. Kjo është hera e 4-t që po e dërgon vendin në zgjedhje i njëjti person, i njëjti vendimmarrës. Kjo shpjegohet kështu: ky do t’ia japë edhe një goditje Kosovës. Ky po punon që ta zhbëjë Kosovën. Kosova është më e madhe se ky keqbërës patologjik. Ne, si Aleancë, kemi qenë të kujdesshëm dhe jemi munduar që të shtrijmë dorën”, tha ai.

Haradinaj ka akuzuar Kurtin se, që nga 8 korriku, sipas tij, ka vepruar me qëllim të konsumimit të afateve kushtetuese.

“Gjithçka është bërë në bazë të skenarit të Kurtit. Prej 8 korrikut, Kurti është kujdesur që të konsumojë kohën kushtetuese. Edhe pyetjen që e ka dërguar sot u.d. presidentja ka mundur ta dërgonte para dy javësh. Pse e ka dërguar vonë? Që të fitojë edhe ndonjë ditë, që të bëhen zgjedhjet në dhjetor”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy