Muriqi – Lukaku, rivaliteti sapo ka filluar

by Nexhat

Rivaliteti mes Vedat Muriqit dhe Romelu Lukakut për një vend në sulmin e Fenerbahçes tani pritet të bëhet edhe më i fortë.

Lukaku, i cili në fillim të sezonit nuk ishte në gjendjen optimale fizike, gradualisht e ka fituar formën.

banner

Për këtë arsye, deri para pushimit të fundit të kombëtareve, zgjedhja e parë e trajnerit Ismail Kartal në sulm ishte Vedat Muriqi.

Por situata tashmë ka ndryshuar, shkruan mediumi turk “Fanatik”.

Lukaku dha sinjale të qarta se është rikthyer në nivelin e duhur me paraqitjet e tij te Belgjika.

Ai u aktivizua në minutën e 83-të ndaj Italisë, ndërsa kundër Turqisë hyri në lojë në minutën e 61-të dhe shënoi gol.

Në ndeshjen e fundit ndaj Francës, sulmuesi belg e nisi titullar dhe luajti 70 minuta.

Edhe Vedat Muriqi nuk mbeti pa e dhënë përgjigjen e tij. Sulmuesi i Kosovës u aktivizua nga minuta e parë në tri prej katër ndeshjeve të fundit dhe gjatë kësaj periudhe e realizoi një gol.

Tashmë pushimi i kombëtareve ka përfunduar dhe Fenerbahçen e pret një periudhë e ngjeshur. Për Kartalin, kjo do të thotë se zgjedhja e sulmuesit do të jetë gjithnjë e më e vështirë.

Muriqi apo Lukaku?

Rivaliteti i vërtetë mes dy sulmuesve për një vend në formacionin e Fenerbahçes pritet të nisë pikërisht tani.

Kartal vetë e kishte pranuar më herët se Lukaku ishte fizikisht pas Muriqit, por se po punonin për ta afruar me nivelin e kosovarit.

Tashmë, forma e belgut e ka rritur ndjeshëm konkurrencën në repartin ofanziv.

Për trajnerin turk, ky është një “problem luksi”, pasi në dispozicion ka dy sulmues me eksperiencë dhe potencial të madh, ndërsa vetëm njëri mund ta nisë ndeshjen si titullar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy