Emiri i Katarit uron Presidenten Shiroka Pula: T’i forcojmë më shumë marrëdhëniet

by Nexhat

Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, ka uruar Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me rastin e betimit të saj në detyrë.

Nënjë telegram urimi të publikuar nga Amiri Diwan i Katarit, Emiri i ka uruar Shiroka Pulës sukses në ushtrimin e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës.

banner

Ai ka shprehur gjithashtu dëshirën që marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Katarit të vazhdojnë të zhvillohen dhe të forcohen më tej.

“Duke i uruar asaj sukses në përmbushjen e detyrave të saj dhe marrëdhënieve mes dy vendeve më shumë zhvillim dhe përparim”, thuhet në njoftimin zyrtar të Amiri Diwan.

Urimi është bërë një ditë pasi Justina Shiroka Pula bëri betimin presidencial.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy