11 zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit iu konfirmohet aktakuza, lirojnë zyrat

by Nexhat

11 zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës iu është konfirmuar aktakuza.

Burimet e gazetarës së Klan Kosovës Altiana Zogaj, bëjnë të ditur se ata tashmë i kanë liruar zyrat.

banner

Në mesin e të arrestuarve është ish-sekretarja Fadile Dyla si dhe zyrtarët Fehmi Zylfiu dhe Xhemajl Buzuku.

Po ashtu zyrtarë të tjerë Bukurie Borovci dhe Arbenita Mehmeti, siç bën të ditur gazetarja.

Ata dyshohen përkeqpërdorim të detyrës.

Ndërkohë Klankosova.tv ka pyetur në Polici dhe Prokurori për detaje, por deri në këto momente nuk ka pranuar ndonjë deklarim zyrtar lidhur me rastin.

Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy