Bllokimi i minatorëve, Zemaj: Qeverisë duhet t’i themi se mashtrimi nuk është zgjidhje

by Nexhat

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj është shprehur i shqetësuar pas rastit të bllokimit të minatorëve në Trepçë.

Ai ka thënë se megjithëse është lajm i mirë dalja e tyre nga horizonti i 11-të, ka kritikuar se ndërhyrjet e menaxhmentit për interesa politike, sipas tij, kanë prekur sigurinë e minatorëve.

banner

 “Kjo që është shqetësuese është se paaftësia dhe ndërhyrjet në menaxhimin e kësaj ndërmarrjeje, për interesa politike, kanë prekur drejtpërdrejt sigurinë dhe fatin e jetës së minatorëve. Pa investime, pa siguri të mjaftueshme dhe me pengesa edhe në pagesa, minatorët nuk mund të trajtohen si numra apo si mjet teknik.”, ka shkruar Zemaj.

Ai ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, lidhur me këtë situatë.

“Qeverisë duhet t’i themi se mashtrimi nuk është zgjidhje. As populizmi, aq më pak kur shfrytëzimi i minatorëve bëhet vetëm për interesa elektorale”, ka thënë Zemaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy