Milani insiston për Gonçalo Inacio, mbrojtësi i Sportingut në krye të listës së dëshirave

by Nexhat

Milani po përgatit lëvizjet për të përforcuar mbrojtjen dhe një nga objektivat kryesorë është Gonçalo Inacio i Sportingut të Lisbonës.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, kuqezinjtë e kanë seriozisht interesimin për qendërmbrojtësin portugez, i cili mund të jetë një përforcim i rëndësishëm për projektin e tyre.

banner

Inacio është një lojtar që trajneri Ruben Amorim do të dëshironte ta kishte sërish nën urdhrat e tij, pasi ishte pikërisht ai që i dha mundësinë të shpërthente te Sportingu.

Mbrojtësi e rinovoi kontratën deri në vitin 2030, por kjo nuk e ka penguar Milanin të interesohet për shërbimet e tij.

Sipas raportimit, në fund të afatit kalimtar veror, Milani kishte paraqitur një ofertë prej më shumë se 40 milionë eurosh, pa arritur ta bindte klubin portugez për ta lënë të largohej.

Megjithatë, Inacio thuhet se është i hapur ndaj interesimit të kuqezinjve. Mbrojtësi nuk është i kënaqur me rolin e rezervistit në kombëtaren portugeze dhe e tërheq mundësia për të provuar veten në Serie A.

Mbetet të shihet nëse Milani do të tentojë transferimin e tij që në afatin kalimtar të janarit apo do të presë deri në verë. Gjithçka do të varet edhe nga gatishmëria e Sportingut për të negociuar largimin e një prej lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy