Personi i plagosur në Livoç të Gjilanit në gjendje të rëndë, i nënshtrohet operacionit në QKUK

by Nexhat

Personi që mbeti i plagosur nga të shtënat në Livoç të Ulët të Gjilanit i është nënshtruar operacionit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla tha për Klankosova.tv se i pacienti është në sallën e operimit dhe se gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë.

banner

Ai shtoi se pas përfundimit të operacionit, i njëjti do të shtrohet në Klinikën e Mjekësisë Intensive për monitorim të gjendjes së tij shëndetësore.

“E rëndë është gjendja, është ende në sallë të operacionit. Pas operacionit do të transferohet në mjekim intensiv”, tha ai.

Viktima mbeti i plagosur nga dhëndrri i vëllait i cili vrau edhe dy persona tjerë, gruan dhe vëllain e saj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy